Vendosni fjalën kyçe....

Policia nuk e bllokoi dot grabitjen 10 milionë euroshe por sot ia doli të kapë 26 mijë


Policia nuk mundi të bllokonte grabitjen 10 milionë euroshe të para disa javëve në Rinas por ia ka dalë të kapë 26 mijë euro të padeklaruara.

“Rinas

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi

Procedohet penalisht një 38 vjeçar. Sekuestrohen 26500 euro.

Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të  kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast  i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit  në vijën e dytë të  shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit  Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën,  i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve materialet do ti kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë””, njofton krenare policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *