Vendosni fjalën kyçe....

Familja e Admir Muratajt padit Policinë e Shtetit


Familja e Admir Murataj, ka paditur në prokurori Policinë e Shtetit lidhur me vrasjen e Muratajt në grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Padia është ngritur nga e bija e Muratajt nëpërmjet avokatit të familjes, Arbër Hoxhaj. Sipas avokatit, Murataj është vrarë qëllimisht nga policia, pasi efektivët nuk kanë qenë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Familjarët thonë se policia duhet ta kishte arrestuar 47-vjeçarin siç bëri me 6 personat e tjerë që janë ndaluar deri tani për grabitjen.

Familjarët kërkojnë zbardhjen e gjeneraliteteve të policëve të FNSH-së që kanë marrë pjesë në aksion si dhe nëse është zbatuar ligji në mënyrë korrekte.