Vendosni fjalën kyçe....

Kreshnik Çollaku: Veriu i “pushtuar” nga serbët, pse vetëm Shqipëria hesht për situatën në Kosovë


Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ka ngritur sot në Kuvend shqetësimin mbi situatën në Kosovë. Ai u shpreh i revoltuar që Shqipëria hesht në një kohë kur veriu i Kosovës është pushtuar nga bandat serbe të cilat nuk largojnë as barrikadat.

“Një vërejtje. Edhe pse i kemi çuar kërkesa të herëpashershme zyrtare, i kemi kërkuar që të diskutojnë, as ministrja as zv.ministren refuzojnë të marrin pjesë. E kuptoj që sot kemi vizita të rëndësishme në Shqipëri.

Çështja kryesore është çështja e Kosovës.

Temë kryesore e çdo ambienti diplomatik, politik në Ballkan. Dje ka patur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s një deklaratë për Kosovën. Vetëm në Parlamentin shqiptar nuk flitet. Po kthehet në një tabu këtu të flitet për Kosovën.

Ne e kemi mbështetur pa asnjë lloj rezerve projektrezolutën tuaj të Dicky Martyt. Produkti cili është? Një komandant i UÇK është dënuar me 26 vite burg. Ishte shumë i vonuar se veprim diplomatik i Shqipërisë.

Kemi disa muaj të depozituara ku dënohet genocidi serb në Bosnjë. Është projekti i Bosnjës që po përpiqet të realizohet në Kosovë dhe këtu nuk paraqitet as për tu debatuar një qëndrim i tillë.

A e mendoni se çfarë ndihme diplomatike do të ishte për Kosovën reagimi ynë. Vuçiç ose kërkon ta copëtojë Kosovën ose të krijojë një republika Serbska të dytë.

Nga anta tjetër, për çështjen e detit, zoti Dendias flet më shumë për këtë çështje se ministrja jonë. Po pronat e çamëve në Greqi. A janë prekur këto tema? A janë prekur të drejtat e shqiptarëve në Greqi? A duan pak transparencë këto çështje? I marrim më shumë vesh ngjarjet se çfarë ndodhin nga mediat e tjera. Po për veriun e Kosovës që është i pushtuar nga trupa serbe të Vuçiç dhe të Wagnerit rus? Si mund të mos diskutojë parlamenti i Shqipërisë kur zien gjithë Ballkani. Jo të shahemi, fyhemi e të kërcënohemi, Vuçiç ka thënë nuk tërheqim barrikadat derisa të shpallë Kosova asocacionin. A mund ta pranoni që ishte gafë ajo që deklaronte kryeministri Rama. Vuçiç praktikisht pohoi që është dorë e tyre ajo që ndodhi në Kosovë. Për këto gjëra a mund të flasim për njëri tjetrin.”- tha Çollaku.