Vendosni fjalën kyçe....

Fansat zemërohen për urimin që Meghan Markle dhe princi Harry i bënë princeshës Charlotte


Meghan Markle dhe princi Harry nuk harruan të urojnë princeshën Charlote në 4-vjetorin e saj të lindjes. Por fansat janë zemëruar shumë me urimin në “Instagram” të dukës dhe dukeshës së Sussex.

Kjo për shkak se ata nuk i janë drejtuar vajzës së princit William dhe dukeshës Kate Middleton me titullin e saj, “princeshë”.

“Gëzuar ditëlindjen Charlotte. Me shumë Dashuri, H dhe M.”, shkruhej në një foto në llogarinë zyrtare të Instagramit të çiftit.

Një komentues shkruan: “Edhe në Kensington Royal (instagrami i prindërve të saj) ajo quhet Princesha Charlotte. Meghan është thjesht mosrespektuese siç u tregua me princin Louis.”

Një tjetër ka komentuar: “Edhe nëse ata janë të lidhur me princin Harry, ajo duhet ta quajë atë princeshë, nëse mbretëtorët e tjerë e quajnë ashtu. Kjo nuk është për shkak se atakanë lidhje familjare, është respekt”.