Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të mëdha në Spanjë, punonjësit shëndetësorë derdhen rrugëve të Madridit


Qindra mijëra vërshuan në rrugët e Madridit për të protestuar ndaj asaj që ata e shohin si një shtytje nga qeveria rajonale për të çmontuar kujdesin shëndetësor publik.

Punonjësit shëndetësorë dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në qendër të Madridit të dielën, duke akuzuar qeverinë rajonale se po përpiqet të shkatërrojë sistemin e shëndetit publik në kryeqytetin spanjoll.

Më shumë se 250,000 njerëz morën pjesë në demonstratë, tha qeveria, ndërsa organizatorët thanë se pjesëmarrja ishte afër një milion.

Demonstruesit mbushën zonën në qendër të qytetit ‘Plaza Cibeles’, duke brohoritur dhe valëvitur flamuj. Shumë prej tyre mbanin tabela të bëra vetë me mesazhe si ‘E drejta për shëndet është një e drejtë njerëzore. Mbroni shërbimin shëndetësor’.

“Në Spanjë, sistemi i shëndetit publik dikur ishte shumë i mirë,” tha banorja e Madridit Ana Santamaria për agjencinë e lajmeve AFP.

“Por vitet e fundit është përkeqësuar me të vërtetë, veçanërisht që nga pandemia.”

Listat e pritjes, mjekët e mbingarkuar

Sindikatat dhe partitë e majta ankohen për listat e gjata të pritjes së pacientëve dhe mungesën e stafit në qendrat shëndetësore, duke i detyruar pacientët të mbingarkojnë departamentet e urgjencës spitalore. Shumë kritikë të qeverisë besojnë se konservatorët po e çmontojnë sistemin.