Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Autoritazimi është ulur këmbëkryq, Rama po dhunon çdo ligj


Petrit Vasili shkruan se qeverisja e Kryeministrit Rama është kthyer në autoritarizëm dhe se po dhunohet çdo ligj.

Është Autoritarizëm, sepse shpërdoron e dhunon çdo ligj si dhe të drejtën për të vënë firmën në çdo shkresë antiligjore shteti me qëllimin e vetëm grabitjen e parave e interesave publike, është edhe Psikopatik sepse nuk bazohet as tek logjika, as tek ekulibrat e mëdha shoqërore as te politika e arsyes, por thjesht te histeria e grabitjes dhe e padijes”-shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Autoritarizmi Psikopatik, Krimi dhe Edi Rama ne mes!!

Autoritarizmi Psikopatik është ulur këmbëkryq në Shqipëri.

Është Autoritarizëm, sepse shpërdoron e dhunon çdo ligj si dhe te drejten per te vene firmen ne cdo shkrese antiligjore shteti me qëllimin e vetëm grabitjen e parave e interesave publike, eshte edhe Psikopatik sepse nuk bazohet as tek logjika, as tek ekulibrat e mëdha shoqërore as te politika e arsyes, por thjesht te histeria e grabitjes dhe e padijes.

I gjithë Autoritarizmi Psikopatik ka me vete ne çdo çast e 
ne çdo veprim, Krimin.

Ka Krimin kur grabit zgjedhjet,ka Krimin kur grabit miliarda leke para’ shteterore me koncesione e tendera,ka Krimin kur dhunon qytetaret,ka Krimin kur behen zgjedhje ne universitete,ka Krimin kur i mbyll gojen drejtesise e prokurorise,ka Krimin kur ha dreka e darka me ta,ka Krimin kur shantazhon njerez te ndershem,qe e duan kete vend.

Mes Autoritarizmit Psikopatik dhe Krimit qendron Edi Rama; zoterues e shperdorues i pushtetit ne njeren ane dhe perdorues e mbeshtetes i krimit nga ana tjeter.

Edi Rama nuk u ka sjelle asgjë te mire shqiptareve.

Ai erdhi dhe po ikën duke lene pas nje model te pacipe hajduterie shteterore

Ai erdhi dhe po iken,por qindra drejtuesve shteterore te te gjitha niveleve, do tju dale per shume kohe gjumi naten, si bashkeautore dhe bashkepergjegjes te kesaj hajduterie te udhehequr nga Edi Rama.

Ai erdhi dhe po iken duke lene pas nje destrukturim shkaterrimtar te Ekzekutivit edhe si strukture edhe si nivel profesional edhe si pushtet thellesisht i korruptuae,edhe si dhunuese e pashembullt e ligjit.

Ky Ekzekutiv eshte pjella me e keqe e bashkimit te Autoritarizmit Psikopatik me Krimin dhe Edi Ramen ne mes te tyre si ura lidhese mes te dyve.

Blerja e zgjedhjeve permes krimit eshte provuar tashme publikisht, juridikisht e moralisht.

Çdo kryeminister me minimumin e psiqikes dhe ndergjegjes normale do te ishte vetelarguar me kohe.

Do te ishte larguar sic kane bere shume kryeministra ne Shqiperi dhe ne bote, te cilet nuk kane qene pergjegjes asfare te nje kriminalizimi te tille si i Edi Rames,por vetem sepse tensionimet politike jua kane kerkuar jane larguar.

Por Edi Rama i ka duart e lidhura sepse pushtetin ekzekutiv e ka krimbur ne pergjegjesi te renda pa shpetim dhe litaret e krimit i rrine pas qafe.

Sot ky Autoritarizem Psikopatik i bere njesh me krimin eshte nje precedent,qe Europa e pas Luftes se Dyte Boterore nuk e ka pare ne asnje vend te saj.

I quajtur Kolumbia e Europes ky eshte pushteti i Edi Rames dhe njeherazi precedenti me i padegjuar,me i rrezikshem modeli me shkaterrimtar per demokracine,dhe si tille kjo lloj qeverisjeje duhet shembur me cdo mjet.

Djegja e mandateve te opozites ishte dhe mbetet kushtrimi per asgjesimin e Shtetit Demokratik ne te gjitha zhtyllat e tij, kriminalizimit shteteror pa precedent dhe te Kolumbizimit te Shqiperise nga rilindja e Edi Rames.

Asgjësimi i zgjedhjeve dhe asgjësimi i hetimit te prokurorisë për krimin zgjedhor te bere publik nga VOA është fshehja e pa precedent e krimit elektoral, qe polli pushtetin e kriminalizuar te Edi Rames.

Çdo qëndrim, aksion politik dhe veprim publik sot natyrshëm do te jete i pa precedent, sepse e tille e paprecedent dhe shume e rende është situata e krijuar nga autoritarizmi psikopatik i bere njësh me krimin e Edi Rames.

Sot Edi Rama flet me orë te tera kundër opozitës, por nuk guxon te flasë asnjë minute kundër krimit,
sot Edi Rama serish flet me ore te tera kundër opozitës, por asnjë minute kundër korrupsionit,
sot ai flet me ore te tera kundër qytetareve protestues, por asnjë minute kundër krimineleve dhe trafikantet qe rrëmbejnë pronat tek Unaza e Re, tek Bregu i Lumit,
sot flet me ore te tera për Moniken dhe Lulin, por as guxon tu zërë as emrin me goje krimineleve ane e mbanë vendit,
sot arreston fëmije, gra e te moshuar, por as nuk guxon te arrestoje e as tu afrohet krimineleve e trafikanteve.

Vetëm një Psikopati Autokratike kriminale, që është ulur ne karrigen e kryeministrit mund ta guxoje një kriminali im te këtyre përmasave.

Ndaj te gjithë brenda dhe jashtë Shqipërisë në Evropë e SHBA, në politike e diplomacinë shqip dhe ne anglisht duhet te pranojnë se mbyllën sytë perpara ketij modeli paprecedent te kriminalizimit shteteror.

Sot te gjithe e kane per detyre te mbeshtesin betejen e shqiptateve per ta zhbërë dhe shkaterruar kete model kriminal shteteror me cdo mjet dhe veprim qe natyrshem do te jete demokratik dhe Asimetrik,sepse Autoritarizmi Psikopatik dhe Krimi,me Edi Ramen ne mes do te thote mbreterimi i antishtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *