Vendosni fjalën kyçe....

Nënshkruhet marrëveshja, dokumentet arkivore do jenë falas për studentët e historisë


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, përmes së cilës synohet lehtësimi i studimeve të studentëve në fushën e shkencave albanologjike, si një interes institucional dhe kombëtar.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido dhe nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laçi. Ajo parasheh qasje të lirë në fondet arkivore dhe botimeve të përbashkëta të lidhura me to.

Synimi i marrëveshjes në fjalë është ndihmimi i studentëve për jetën e tyre akademike, për temat e diplomës që kanë të bëjnë me fushat në fjalë, etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *