Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytet veriu i Italisë në pikun e verës (VIDEO)


Moti i keq ka goditur Italinë Veriore në mes të verës. Siç shkruan “La Stampa”, në Lecco dhe Bolzano breshëri i rrëmbyeshëm rrëzoi pemët dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Në zonën e Lecco-s, moti i keq ka shkaktuar shqetësime serioze, ku pas një stuhie qindra dhi dhe lopë kanë mbetur të mbërthyera së bashku me fermerët në disa kullota malore të izoluara.

Në fshatin Codesino, makinat e parkuara në rrugë janë dëmtuar dhe janë zhytur në llucë, ndërsa janë përmbytur disa banesa.

Në Lombardi, ka pasur rrëshqitje toke, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Të paktën 80 persona janë evakuuar nga zona.

Një stuhi njëzet minutëshe goditi Bolzano-n, duke shkaktuar dëme masive. Breshëri dhe erërat e fuqishme prej 72 kilometrash në orë goditën Tirolin Jugor mes orës 1:40 dhe 2:00 pasdite dje. Dëmet kanë qenë të mëdha, duke filluar nga pemishtet me mollë dhe vreshtat. Fatmirësisht nuk ka njerëz të dëmtuar. Një djalë u shpëtua pasi u godit nga një degë peme.

Stuhia ka rrëzuar një urë në Valle Camonica në Brescia.

Autoritetet italiane shpallën nivelin portokalli të alarmit, i dyti për nga rëndësia, deri në përmirësimin e motit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *