Vendosni fjalën kyçe....

Neymar godet tifozin pas humbjes në finalen e Kupës së Francës (VIDEO)


Pas përfundimit zhgënjyes të Kupës së Francës, futbollisti brazilian Neymar goditi një tifoz në stadium. Tifozi po e filmonte atë me kamerën e celularit, por Neymar që po kthehej për në dhomat e zhveshjeve, ia uli dhe e goditi atë në krah.

Nuk është e qartë se për çfarë arsyeje Neymar e kreu këtë gjest. Mbase zhgënjimi për humbjen e PSG-së ndaj Rennes.  Finalja e Kupës së Francës u vendos vetëm pas ekzekutimit të 11 penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2:2. Rezultati i penalltive ishte 6:5 në favor të Rennes. 

Dani Alves me siguri mendonte se do thyente rekord duke çuar në shtëpi trofeun e 43-të, kur ishin në avantazh me dy gola. Por kur Renne barazoi, rezultati u përmbys me penallti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *