Kur Meghan Markle ishte në fillimet e lidhjes së saj me Princin Harry, e dinte shumë mirë se përveç mbretëreshës ishte një person tjetër, të cilit në veçanti duhej t’i bënte përshtypje.
Sipas “Mirror“, ajo është Kate Middleton. Princi Harry është shumë i lidhur me kunatën e tij dhe kjo u duk shumë qartë edhe Ditën e Anzac në aktivitetin e zhvilluar në Westminster Abbey.
Portalet e showbizz-it në Britani, shkruajnë se në fakt Kate është përpjekur të shërojë përçarjet e fundit midis dy vëllezërve, William dhe Harry.
“Harry dhe Kate janë shumë të afërrt, ajo ka qenë si një mentore për të dhe ai donte miratimin e saj”, tha një burim për Grazia UK.
“Kate është ndryshe nga Meghan në shumë mënyra, por ajo ka bërë hapa të mëdha për ta ndihmuar Meghanin.”
Pra, në ditët e para të lidhjes në vitin 2017, Meghan u sigurua që të merrte pëlqimin e Kate. Në takimin e parë, Meghan i dha saj një dhuratë shumë të veçantë për ditëlindje.
Sipas EOnline, Meghan i dhuroi Kate një ditar. Kujt ia merrte mendja se asaj i pëlqejnë këto?!
Jo vetëm kaq. Edhe në ditën e dasmës së saj, Meghan i bëri Kate-it një dhuratë tjetër – një byzylyk prej ari. Një nga ata byzylykët e miqësisë.