Vendosni fjalën kyçe....

Subashi flet pas daljes nga SPAK: Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria


Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK ku qëndroi për disa orë duke u marrë në pyetje për aferën e inceneratorëve.

Subashi tha se do shkojë në SPAK sa herë ta thërresin dhe se dha dëshminë për 2 ose 3 orë.

Ai nuk tregoi detaje të mëtejshme duke thënë se është çështje në hetim.

U thirra në cilësinë e deklaruesit dhe dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 orë që jap dëshminë time, jo më shumë“, tha Subashi.