Vendosni fjalën kyçe....

Irani pranon rrëzimin e avionit ukrainas ku humbën jetën 176 persona: Ndodhi për një gabim njerëzor


Avioni i udhëtarëve ukrainas që u rrëzua pas ngritjes nga Teherani, u qëllua nga një raketë që ishte nisur për objektivat amerikanë, kështu kanë thënë autoritetet iraniane. Sipas tyre, goditja e avionit civil është bërë për shkak gabimi ‘njerëzor’.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë theksoi se gabimi tragjik ndodhi në mes të tensioneve me Uashingtonin.

Mbrojtja ajrore e vendit u vendos në gatishmëri për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme amerikane, pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Pentagoni do të godiste shënjestra në tokën iraniane, nëse qytetarët ose pasuritë amerikane do sulmoheshin nga Irani.

Të mërkurën, ushtria iraniane gjuajti një breshëri raketash balistike ndaj dy bazave në Irak që strehojnë trupat amerikane.

Fluturimi 752 i linjës ajrore ukrainase, i cili u ngrit nga aeroporti i Teheranit në të njëjtën ditë, po i afrohej ‘një vendi të rëndësishëm ushtarak’ të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ndërsa udhëtonte në lartësinë e një ‘fluturimi armiqësor’, vuri në dukje deklarata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *