Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i 6 për vjedhjen e Rinasit, policia jep detajet


Policia ka dhënë detaje për arrestimin e të dyshuarit të 6 për grabitjen në Rinas.

Sipas policisë i ndaluar ka mbetur shtetasi me iniciale R,H 50-vjeç me banim në Pejë.

I arrestuari u ndalua pas dëshmisë nga Alkond Bengasi i cili është i penduari dhe dëshmitari i mbrojtur nga prokuroria.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, informojmë se është kapur dhe ndalur  shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale  te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *