Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Rinas, policia kontrolle në Krujë dhe Fushë-Krujë


Në këto momente forca të shumta policie kanë mësyrë drejt Krujës, qytet ku ndodhen edhe banesat e Oltion Veselit e Elton Piklit, dy prej të dyshuarve si pjesë e grabitësve të ndodhur në aeroportin e Rinasit më 9 Prill.

Sipas “BalkanWeb”  shënjestër e policisë, përveç banesave është edhe një dyqan ku Pikli punonte si kasap.

Policia po ushtron kontrolle edhe në disa fshatra të Krujës dhe në fshatin Nikël të Fushë Krujës.

32 vjeçi Pikli nga Kruja, është i arrestuari i pestë për grabitjen në Rinas, ndërsa më herët janë arrestuar edhe shtetasit Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela, ndërsa në kërkim është shpallur një femër, e cila besohet se i ka vënë zjarrin furgonit me të cilën u larguan grabitësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *