Vendosni fjalën kyçe....

Basha: S’ka kompromise për ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar një ditë pas protestës së opozitës që u mbyll vetëm pak para mesnate.

Basha ka publikuar disa foto të pjesëmarrjes së qytetarëve në shesh, ndërsa shprehet se ka ardhur fundi i qeverisë së Edi Ramës. Basha thotë se s’ka kompromise për ëndrrën e një Shqipërie si e gjithë Europa.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”, shkruan Basha.

Protesta e djeshme u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë dhe nga të dyja palët u raportua për të plagosur. Vetëm pak minuta pas përfundimit të protestës, policia nisi shoqërimet e para në komisariat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *