Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbyll pas 4 orësh protestën: Fundi i Ramës është firmosur


Kreu i opozitës, Lulzim Basha pas 4 orë protestë , deklaroi nga selia e PD-së, se largimi i Edi Ramës është firmosur nga populli dhe se opozita ia doli që sot me gjithë motin e keq, të zhvillojë protestën më të madhe.

“Me gjithë sfidën e motit, ne ia dolëm të mbanim sot protestën më të madhe dhe të demonstromin vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fund, deri në fitore.

Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Edi Ramës, e cila mbahet me paratë e krimit dhe oligarkëve, sot u soll si pushtues ndaj protestuesve.

Le ta ti se asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet dhe as përpjekja për të intimiduar njerëzit nuk ka për të pasur sukses. Fundit i Edi Ramës është firmosur nga populli sovran”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *