Vendosni fjalën kyçe....

Theo i OMN-së ka frikë nga protesta, dje ia mbathi nga Tirana


Vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) të reformës në drejtësi, Theo Jacobs, dje është larguar nga tirana për shkak të frikës nga protesta.

Siç duket edhe Jacobs ka frikë nga protesta, ashtu sikurse kryeministri Edi Rama dhe e ka kaluar të shtunën në Durrës.

 “Pas pak, në Tiranë, do të zhvillohet një protestë. Asnjëherë nuk i dihet se si shkojnë. Kjo është arsye pse, me disa të tjerë, po marrim një pirun tek …… në Durrës. Duket zgjedhje më e sigurt”, shkruan Jacobs.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh kishte frikë Jacobs, i cili në fund të fundit edhe nëse do qëndronte në Tiranë, nuk do ishte as në Kryeministri e as me protestuesit në shesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *