Vendosni fjalën kyçe....

PD reagon për grabitjen në Rinas: Policia angazhohet në luftën ndaj qytetarëve dhe jo ndaj krimit


Partia Demokratike ka reaguar për grabitjen e ndodhur në Aeroportin e Rinasit.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi i cili nëpërmjet një deklarate thekson se policia angazhohet kundër qytetarëve dhe në këtë mënyrë i hap rrugën grabitjeve me armë.

Sipas Bardhit, Rama ka prioritet luftën ndaj qytetarëve dhe luftën ndaj krimit.

Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara. Është çështje prioriteti!

Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin. Më 13 Prill protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet”-shprehet Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *