Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Rinas, humb jetën një person


Një persona dyshohet se ka mbetur i vdekur nga grabitja e sotme në aeroportin e Rinasit.

Ai është gjetur i vdekur pak kilometra larg vendit të ngjarjes.

Dyshohet se ai është njëri nga grabitësit i cili mund të ketë ngelur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë në shkallën e Tujanit është gjetur i shkrumbuar një mjet, i cili dyshohet se u përket grabitësve.

Njoftimi i policisë

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit’, thotë policia në një njoftim paraprak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *