Vendosni fjalën kyçe....

4 grabitje në Rinas në 4 vjet, si kanë ndodhur goditjet mafioze në aeroport


Grabitja e ndodhur në Rinas ditën e sotme nuk është e para në këtë zonë.

Më herët ka pasur dy grabitje në rrugën Kashar-Rinas ndërsa një e tretë ka ndodhur brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit.

Në grabitjen e sotme mendohet se janë marrë rreth 2 milionë euro ndërsa ka humbur jetën një person, i cili dyshohet se është roja që shoqëronte të hollat.

Grabitja e parë

Grabitja e parë në rrugës Kashar-Rinas ka ndodhur më datën 3 dhjetor 2015, ku u grabitën 3.8 milionë euro.

Në këtë grabitje u mor një shumë prej rreth 3.8 milionë eurosh ndërsa lidhur me ngjarjen  e rëndë janë arrestuar 9 persona për të cilë prokuroria ka kërkuar 156 vjet burg në total.

Grabitja e dytë

Grabitja e dytë në Rinas ndodhi brenda terminalit të aeroportit të Rinasit, në 30 qershor të vitit 2016 ku 3 persona të armatosur arritën të grabisin një sasi të konsiderueshme parash dhe më pas u arratisën nga vendngjarja. Lidhur me këtë grabitje nuk ka ende ndonjë person të ndaluar nga policia.

Grabitja e tretë

Rreth 2 vjet pas grabitjes së parë, më 9 shkurt 2017 në të njëjtin vend, në rrugën Kashar-Rinas ndodhi një tjetër grabitje e armatosur ku u morën një sasi prej 3.2 milionë eurosh.

Persona të maskuar grabitën furgonin e blinduar të një banke të nivelit të dytë ndërsa pëër grabitjen u akuzuan i njëjti grup prej 9 personash që akuzohet edhe për grabitjen e parë.

Grabitja e katërt

Më 9 prill 2019 brenda aeroportit të Rinasit është grabitur një makinë që transportonte një sasi prej rreth 2 milionë eurosh. Grabitësit u futën brenda terminalit të Rinasit dhe morën sasi e parave për t’u larguar më pas në drejtim të paditur.

Gjatë grabitjes mbeti i vrarë një person, i cili dyshohet se është roja i makinës së blinduar ndërsa një tjetër person u gjet i vdekur disa kilometra më larg, i cili dyshohet se është një prej grabitësve. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *