Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama po nxit gjakderdhjen mes shqiptarëve, t’i japim fund këtij skenari


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një takim me strukturat në Fier ftoi të gjithë shqiptarët të mblidhen në protestën e së premtes kundër së keqes.

Protesta e së premtes bashkimi më i madh qytetar kundër së keqes. Të gjithë bashkë ta ndryshojmë këtë realitet të dhimbshëm. Qeveria një amalgame e krimit të organizuar me dhunën, arrogancën, grabitjen e taksave dhe pandjeshmërinë njerëzore”-deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi më tej theksoi se Rama po nxit gjakderdhjen mes shqiptarëve.

Rama po nxit gjakderdhjen mes shqiptarësh. Gjithçka që t’i japim fund këtij skenari ogurzi. Rama është gati të sakrifikojë të ardhmen e Shqipërisë për karrigen e tij. Këmbët e karriges së thyer të pushtetit, dhuna, varfëria, krimi i organizuar dhe oligarkët e oborrit. Në betejën tonë për dinjitet, barazi ekonomike, integrim evropian nuk ndal asgjë. Rama i frikësuar deri në palcë nga drejtësia. Askush nuk e shpëton dot Ramën, as sot, as nesër”-theksoi Kryemadhi.

Gjithashtu, kryetarja e LSI nuk anashkaloi as përgjimet e Bild duke i quajtur vetëm majën e ajsbergut të krimit elektoral.

Nuk jam e surprizuar nga përgjimet e Bild.  Bild paraqet vetëm majën e ajsbergut të krimit më të madh elektoral në ndonjë vend evropian. Bashkëpunëtorë në këtë vepër kriminale Edi, ministrat, shefat e policisë, gjithë administrata shtetërore”-tha Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *