Vendosni fjalën kyçe....

Princi William punon me agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës


Duka i Kembrixhit ka kaluar tre javë në punë me tre agjenci britanike të sigurisë dhe të inteligjencës.

MI5, MI6 dhe GCHQ ishin “plot me njerëz me background të ndryshëm, që bënin punën më të jashtëzakonshme për të na mbajtur të sigurt”, tha Princi William.

Kreu i GCHQ-së kundër-terrorizmit tha se duka punoi “jashtëzakonisht fort”, shkruan “BBC“.

Princi William gjatë këtyre 3 javëve, mësoi rreth rreziqeve për sigurinë dhe ekonominë kombëtare të Britanisë së Madhe.

Ai gjithashtu vëzhgoi ekipet kundër terrorizmit që analizonin inteligjencën dhe kryenin hetime.

“Kalimi i kohës brenda agjencive tona të sigurisë dhe të inteligjencës, më bëri të kuptoj më shumë për kontributin jetik që ata i japin sigurisë kombëtare, ishte një përvojë vërtet nderuese për mua,” tha ai.

“Stafi në agjencitë e sigurisë dhe të inteligjencës punon në fshehtësi, shpesh as në gjendje t’u tregojnë as familjes dhe miqve të tyre për punën që ata bëjnë apo për streset me të cilat ata përballen”, vazhdoi princi William.

Ai shtoi: “Të gjithë u kemi borxh atyre mirënjohjen e thellë për punën e vështirë dhe të rrezikshme që bëjnë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *