Vendosni fjalën kyçe....

Me shpejtësi në rrugët e Milanos, të riut shqiptar i gjenden 450 kg drogë


Një 26-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia në Itali pasi po ecte me shpejtësi të lartë duke kaluar me zig-zage nga e majta në të djathë në rrugën Famagosta, Milano.

Pasi u ndalua, brenda makinës së tij Fiat Doblò karabinierët gjetën një kafaz të mbyllur metalik. Brenda në kafaz ishin fshehur 11 çanta të zeza dhe secila prej tyre mbante pako me marijuanë me një peshë totale prej  240 kg.

26-vjeçari shqiptar i cili banonte në Brindisi nuk kishte dosje të mëparshme penale. As makina nuk rezultonte të ishte pronë e tij. Policët italianë zbuluan edhe një furgon në një garazh të marrë me qira në rrugën Pestalozzi në Milano, ku brenda tij ndodheshin edhe 212 kg marijuanë.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu shqiptar tha se nuk e kishte idenë se në automjet kishte drogë. Ai tregoi se e kishte marrë fugonin në Lomazzo, me udhëzimin për t’ia dorëzuar një qytetari afrikano-verior në Piazza Miani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *