Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 1.32 kg kokainë, 44-vjeçarit i sekuestrohen edhe 39 thika dhe automjeti


Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në Paskuqan ku u kap shtetasi Haxhi Mykaj me 1.32 kg kokainë.

Ndër të tjera u sekuestruan edhe 39 thika dhe 1 automjet.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Chivas Regal” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë, 39 thika dhe 1 automjet, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.