Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshenti lë pa fjalë policët: Sapo ia mbatha nga rrëmbyesit që më mbajtën peng 7 vjet


Një adoleshent ka shokuar policinë në Newport, Kentaki, pas deklaratës së ishte Timmothy Pitzen dhe sapo ishte arratisur nga rrëmbyesit e tij që e mbanin në një hotel prej 7 vitesh. 14-vjeçari i tregoi autoriteteteve se ia kishte dalë t’ja mbathte nga një hotel i lirë, i tipit “Red Roof Inn” ku dy rrëmbyesit e tij e mbanin prej 7 vjetësh. Hoteli mendohet se është në Cincinnati në Ohio.

Policia po heton nëse adoleshenti është Timmothy Pitzen, djaloshi nga Illinoisi, që u zhduk pa gjurmë në vitin 2011, pas vetëvrasjes së nënës së tij. Në vitin 2011, u zhduk 6-vjeçari Timmothy Pitzen, pas vetëvrasjes së nënës së tij në një dhomë hoteli në Rockford, Illinois.

Ajo kishte vrarë veten dhe kishte shkruar një letër ku thoshte se djali i saj ishte i sigurt pranë njerëzve të dashur. “Nuk do ta gjeni kurrë”, thuhej në letër.

Familjarët kishin vite që e kërkonin Timmothy-n dhe njoftimi për humbjen e tij ishte përhapur në disa shtete anë e mbanë botës. Sipas tyre, nëna e Timmothy  kishte një histori depresioni dhe martesa e saj po dështonte. Frika e saj më e madhe ishte se një gjyqtar do ta largonte nga djali e saj për shkak të çështjeve të saj të shëndetit mendor.

14-vjeçari që u gjet ditën e djeshme, u vu re fillimisht nga Sharon Hall, e cila jeton në lagjen në Neëport. Ajo i tha CNN se ajo pa një djalë “nervoz” pranë një makine.

Vajza e fqinjit thirri Policinë pasi djali u tregoi atyre se kishte vrapuar për dy orë dhe kishte dhimbje të forta në bark.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *