Vendosni fjalën kyçe....

Basha për vizitën në Gjermani: Perëndimi e quan të mbaruar Ramën


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një lidhje direkte për emisionin “Të pa ekspozuarit” tregoi rreth vizitës në Gjermani me ftesë së CDU-së, duke deklaruar se Rama në perëndim konsiderohet një njeri i mbaruar.

Basha gjithashtu u shpreh se, Gjermania është e shqetësuar nga kriza në Shqipëri prej një viti.

Isha me ftesë të CDU-së së Merkel për një vizitë shumë të ngjeshur dy ditore, kam takuar përfaqësuesit më të lartë të Bundestagut. Kam pasur takime dje e sot me këshilltarin e Merkel për punë të jashtme dhe siguri dhe zv. sekretarin e çështjeve të jashtme dhe zv/sekretarin e çështjeve evropiane.

Kam pasur takime në ministrinë e jashtme gjermane në fokus të të cilave ka qenë kriza në Shqipëri. Takime jashtëzakonisht të suksesshme, në radhë të parë për ndarjen e informacioneve për Shqipërinë, për ndarjen e pikëpamjeve të përkushtimit të përbashkët për vlerat evropiane.

Gjermania ka qenë shumë e shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri prej më shumë se një viti. Shqetësime që janë shprehur qartë. I pari i qeverisë ka zgjedhur ti injorojë ose dhe të sulmojë.

Sot këto shqetësime janë edhe më të mëdha për faktin e thjeshtë se raportet gjermane, politike dhe të agjencisë federale tregon atë që opozita dhe PD kemi thënë prej kohësh që nën sundimin e zotit Rama Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Evropës. Pa kriteret e Kopenhagenit nuk mund të jesh anëtar as i KE jo më anëtar i NATO-s e BE.

Edi Rama konsiderohet njeri i mbaruar. Në perëndim konsiderohet si një njeri që i kanë vënë kryqin”- deklaroi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *