Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Antony Blinken thotë se NATO nuk ka premtuar kurrë se nuk do të pranojë anëtarë të rinj.
Ai i ka cilësuar kërkesat e Rusisë të papranueshme, megjithatë dokumentet e deklasifikuara sipas medieve ruse sugjerojnë të kundërtën.
“NATO nuk ka premtuar kurrë se nuk do të pranojë anëtarë të rinj.”- u tha gazetarëve të premten diplomati i lartë amerikan, teksa komentonte propozimet e Moskës për garancitë e sigurisë.
Kjo deklaratë vjen përpara takimeve të ardhshme NATO-Rusi javën e ardhshme.
“Politika e dyerve të hapura ishte një dispozitë thelbësore e Traktatit të Atlantikut të Veriut të vitit 1949 që themeloi NATO-n.”- shtoi Blinken, citon RT. Ai më pas vuri në dukje faktin se si Mikhail Gorbachev, lideri sovjetik që dyshohet se kishte marrë garancitë e moszgjerimit nga udhëheqësit perëndimorë dhe ish-sekretari amerikan i shtetit James Baker, i cili dyshohet se i dha ato, e mohuan të ketë ndodhur kjo ndonjëherë.
“Nuk kishte asnjë premtim se NATO nuk do të zgjerohej.”- përfundon Blinken, duke shtuar se, në vend të kësaj, Moska e kishte njohur vetë të drejtën e çdo kombi evropian për të zgjedhur rrugën e tij në fushën e sigurisë duke iu bashkuar Kartës së Stambollit për Sigurinë Evropiane në 1999.
Një qëndrim i tillë me sa duket është bërë i zakonshëm në bllok, pasi Moska doli me një sërë propozimesh që sipas saj do të lehtësonin tensionet aktuale midis Rusisë dhe Perëndimit. Një nga propozimet ishte që organizata me bazë në Bruksel të pranojë të frenojë rritjen e saj territoriale si një formë garancie sigurie për Rusinë.
Pasi propozimet iu paraqitën NATO-s në dhjetor 2021, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi gjithashtu se blloku nuk kishte premtuar kurrë se nuk do të zgjerohej. Megjithatë sipas RT-së, një tufë dokumentesh të bëra publike qysh në vitin 2017, sugjeron se po.
Ose më mirë një mori liderësh perëndimorë të kohës, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit James Baker, Presidentin George H.W. Bush, kancelari i Gjermanisë Perëndimore Helmut Kohl, drejtori i CIA-s Robert Gates, presidenti francez Francois Mitterrand dhe kryeministrja britanike Margaret Thatcher, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s Manfred Ëoerner, u dhanë sovjetikëve garanci të ndryshme të tilla ndërsa po tërhiqnin trupat nga Evropa Perëndimore dhe duke rënë dakord për ribashkimin e Gjermanisë.
Rusia ka deklaruar vazhdimisht se ishte “mashtruar” nga NATO. Në fund të dhjetorit që lamë pas, presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë konferencës së tij të fundvitit se blloku e kishte bërë këtë në një mënyrë “të vrullshme” dhe “të hapur”, duke u zgjeruar në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe tani duke i hedhur sytë nga ish- Republikat Sovjetike.