Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: KQZ zvarrit dhënien e mandateve për të mos shpejtuar iligjitimitetin e parlamentit


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar zgjatjen nga KQZ për dhënien e mandateve pasi kërkon që të shtyjë sa më shumë idenë që Parlamenti është ilegjitim.

Ajo që ndodh faktikisht është që Parlamenti shqiptar dhe KQZ-ja po zvarrisin sa më shumë këtë proces, për të zgjatur procesin e vakancave sepse nuk i kanë të gjitha listat. Sa më shumë të zgjatet procesi i vakancave zgjatet më shumë ideja që Parlamenti është ilegjitim.

Nga 100 kandidatë, 17 do ta pranojnë mandatin. Jo të gjithë janë trima. Ka edhe njerëz që kërcënohen, që edhe blihen. Kanë një të kaluar të errët. Nuk i njohim më dhe nuk janë pjesë e LSI-së. I kemi dërguar edhe një letër KQZ-së”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *