Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënimi i Tsiprasit, tërhiqet Rama


Shqipëria të shtunën thuhet se tërhoqi një vendim të botuar në versionin online të Fletores Zyrtare, i cili bënte thirrje për konfiskimin e pronave që u përkisnin pjesëtarëve të pakicës greke në qytetin e Himarës, shkruan “Ekathimerini”.

Sipas burimeve diplomatike, vendimi i Tiranës erdhi pas një paralajmërimi të ashpër të kryeministrit grek Alexis Tsipras ndaj Shqipërisë të premten, për të respektuar të drejtat e grekëve etnikë dhe pronën e tyre.

Duke folur në Bukuresht të premten, Tsipras tha se aspiratat e Tiranës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian do të ngecin nëse do të vijohet me konfiskimet e pronës.

“Është një fatkeqësi fakti që në këtë moment nuk jemi optimistë për perspektivën evropiane të këtij vendi, i cili po përballet me sfida të mëdha që duhet të adresojë”, tha Tsipras.

Ai tha se nëse Shqipëria synon të lëvizë në drejtim të konfiskimit të pronës atëherë parakushtet për pranimin në BE “nuk ekzistojnë”.

Burime diplomatike thanë të shtunën se mbetet për t’u parë nëse vendimi i qeverisë shqiptare për të tërhequr thirrjen për konfiskime të pasurisë nga Fletorja Zyrtare online është hapi i parë drejt tërheqjes së plotë të kërkesave të saj të papranueshme mbi pronën etnike greke.

“Parakushti i kësaj perspektive, pranimi i Shqipërisë në BE, është respektimi i të drejtave të të gjitha pakicave që jetojnë në Shqipëri,” thanë burimet e gazetës “Ekathimerini”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *