Vendosni fjalën kyçe....

4 të therur me thikë brenda 14 orësh në Londër, nis “gjuetia” për autorin


Policia e Britanisë së Madhe është vënë në kërkim të një personi i cili ka qëlluar me thikë 4 persona brenda 14 orësh në Edmonton, në Londrën e Veriut.

2 nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën ndërsa policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të tregohen vigjilentë.

Të katër viktimat u therën nga një sulmues i cili i sulmoi ata nga prapa. Të lënduarit janë nga prejardhje të ndryshme dhe duket se janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme për shkak të qëndrimit vetëm, thuhet në deklaratën e policisë.

Një grua u ther në shpinë në Aberdeen Road në orët e para të së shtunës dhe është në gjendje kritike në spital.

Një burrë u sulmua pas orës 12.00 të natës dhe është gjithashtu në spital, ndërsa një viktimë e tretë është therur vetëm në orfët e para rë mëngjesit pranë stacionit të metrosë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *