Vendosni fjalën kyçe....

Mesi turpëron portierin kundërshtar, i shënon golin “e pamundur” (Video)


Pas mrekullisë së para dy javëve ndaj Seviljes, argjentinasi Mesi ka bërë një tjetër mrekulli, kësaj here në derbin ndaj Espanjolit.

Kur rezultati ishte 0-0 dhe takimi po i afrohej fundit, sulmuesi nxori nga arkivi i tij një supergoditje dënimi alla-panenka, duke i dhënë kryesimin Barcelonës.

Pas kësaj ai shënoi edhe një gol tjetër duke i dhënë fitoren ekipit dhe duke forcuar edhe më shumë pozitat në krye të renditjes.

Goditja e tij është ndër golat më të rrallë dhe të bukur nga goditja e dënimit. 9 javë nga fundi i kampionatit, Barcelona ka 10 pikë më shumë se Atletiko Madridi e vendit të dytë dhe praktikisht e ka mbyllur llogarinë për titullin kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *