Vendosni fjalën kyçe....

I mituri përplas për vdekje 73-vjeçarin në aksin Elbasan-Peqin


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Një i mitur duke drejtuar pa leje automjetin ka përplasur për vdekje një të moshuar i cili ishte duke drejtuar një biçikletë.

Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”-njofton policia.