Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, përgjimet zbardhin dinamikën e atentatit


Janë zbuluar hollësi të reja lidhur me ekzekutimin e Jurgen Kurtit më 18 mars në Tiranë.

Autorët kanë lëvizur me një mjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri që është në pronësi të personit të shpallur në kërkim.

Mjeti është i regjistruar me dokumente të rregullta. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë në të gjithë itinerarin e përshkuar nga 4 personat, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

21-vjeçari Elsi Leventi e ka ndjekur Kurtin në këmbë në zonë dhe më pas ka lajmëruar të tjerët që të vijnë dhe të kryejnë vrasjen.

4 të rinjtë janë vënë nën përgjim nga policia dhe më pas janë arrestuar. Gjatë kontrollit në banesën e Alesio Berberit, policia ka gjetur armë dhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur në ekzekutimin e Kurtit.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri 26 vjeçari Jurgen Kurti. Arrestohen tre shtetas si bashkëpuntorë në vrasje, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;

– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;

-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të ngjarjes.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin.

Materialet ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *