Vendosni fjalën kyçe....

Rama mesazh Athinës nga Kongresi i PS: S’mendoj se fqinjët do i vënë tapën e Vetos shishes së hapur


Nga Kongresi i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet me Greqinë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama u ndal te çështja e ‘Belerit’ dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku dha një mesazh për Athinën duke thënë se ‘nuk mendoj se fqinjët do i vënë tapën e Vetos shishes së hapur’, kjo referuar faktit se javën që vjen Shqipëria do të shkojë në Bruksel.

Më tej kreu i qeverisë tha se nëse kjo gjë ndodh nuk do vijë i mërzitur nga Brukseli, por krenar.

“Ne do shkojmë në Bruksel javën e ardhshme për mbledhjen e Këshillit Evropian. Me kokën lart dhe në bindjen e meritës së Shqipërisë.  Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë. Kjo për një arsye të mos arsyes të marrëdhënieve fqinje.

Greqia…historia dihet. Qëndrim që as nuk ndryshon deri më 13 dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 dhjetorit. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më e ofertë se në. Është si uji që del me vështirësi për të dalë. Ku brez pas brezi është trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë. Nuk do pranoj ta besoj deri më 13 dhjetor se fqinjët tanë do i vënë tapën e vetos shishes së hapur”, u shpreh Rama.