Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Javën tjetër publikohet paketa financiare, bizneset që përfitojnë


Pasi dha lajmin e zgjatjes së orarit të qëndrimit hapur të marketeve, farmacive e bankave, kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje të tjera lidhur me paketën e mbështetjes financiare.

Rama thotë se në fillim të javës së ardhshme, do të publikojë paketën e zgjeruar të mbështetjes financiare për të lehtësuar drejtpërdrejt bizneset e goditura nga koronavirusi.

Kryeministri thotë se kategoritë që përfitojnë, janë biznese të vogla, të cilat edhe pse nuk janë mbyllur me ligj nuk kanë mundur të punojnë për shkak të izolimit të popullsisë, po ashtu edhe bizneset e mëdha, sektorët e turizmit dhe industria fason.

ÇFARË SHKRUAN RAMA

Do të publikojmë fillimjavën e ardhshme, paketën e zgjeruar të mbështetjes financiare, për të lehtësuar drejtëpërdrejtë:

1) bizneset e vogla që edhe pse nuk u mbyllën gjatë kësaj periudhe, u goditën ndjeshëm në xhiron e tyre si pasojë e luftës, si për shembull agjenci turistike, rrobaqepēsi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar, etj., përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre…

2) punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës, të cilëve do t’u sigurojmë mjetet e nevojshme financiare të rezistencës për dyzetë ditët vendimtare në vijim – duke mbajtur parasysh se një pjesë e madhe e tyre mund të rikthehen në punë deri në fund të majit dhe se paketa mund të rizgjerohet, sipas dinamikës e nevojave të luftës në 10 ditëshin e fundit të muajit maj.

3) sektorët e turizmit e të industrisë fason dhe njësitë prodhuese në tërësi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *