Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton nuk do kandidojë më, Trump e ngacmon: Shokuese!


Mediat amerikane shpesh herë kanë hedhur dyshime se Hillary Clinton mund të kandidojë për herë të tretë për mandatin presidencial, mirëpo Clinton më në fund ka dhënë një përgjigje konkrete për këtë.

Ndërsa deri para pak kohësh nuk e përjashtonte si mundësi, Clinton ka deklaruar se nuk do kandidojë më në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Nuk po kandidoj, por do të vazhdoj të punoj, të flas dhe të ngrihem për atë që besoj”, tha Clinton për New York’s News 12 TV channel.

Në vitin 2016, Clinton pritej të bëhej presidentja e parë femër e SHBA, por humbi përballë Donald Trump-it.

Pas intervistës së Clinton, “BBC” shkruan se Trump nuk qëndroi dot pa e ngacmuar ish-rivalen e tij.

“Hillary Clinton konfirmon se nuk do të kandidojë në vitin 2020, përjashton mundësinë e tretë për Shtëpinë e Bardhë.

Shokuese, a do të thotë kjo se unë nuk do të kandidoj kundër saj përsëri? Do na mungojë shumë!”, shkruan Trump.

Ndërsa Clinton iu përgjigj me një meme nga “Mean Girls” me frazën: “Pse je kaq i fiksuar me mua?”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *