Vendosni fjalën kyçe....

Rama pezullon institucionin që mbikëqyr lojërat e fatit, këtë detyrë ia ngarkon Ahmetajt


Autoriteti i mbikëqyrjes së lojërave të fatit është pezulluar derisa sa ky institucion të ristrukturohet. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe detyra e mbikqyrjes së lojërave të fatit i është ngarkuar ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajt. 

Ahmetaj sipas vendimit duhet të nxjerrë aktet e nevojshme për ristrukturimin e AMLF-së, si dhe të ndjekë zbatimin e këtij procesi.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: 

1. Pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë, në fushën e lojërave të fatit, të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), deri në ristrukturimin e këtij institucioni.

2. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, si organi epror, të nxjerrë aktet e nevojshme për ristrukturimin e AMLF-së, si dhe të ndjekë zbatimin e këtij procesi.

3. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, të përcaktojë aktivitetet konkrete që do të vijojë të kryejë AMLF-ja, për mbikëqyrjen e veprimtarisë së lojërave të fatit, gjatë periudhës së përkohshme të pezullimit.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *