Vendosni fjalën kyçe....

“Veliaj po përgatit vjedhjen e votave, skema si do i manipulojë zgjedhjet” – Denoncimi


Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilëson si skemën e manipulimit të zgjedhjeve dhe vjedhjen e votave në zgjedhjet lokale të qershorit.

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, deputetja Vokshi, ka zbuluar skemën që është e njëjtë me atë që ka denoncuar kjo forcë politike edhe më herët me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.

Ajo tha se kërkesa e Veliajt për të mbledhur të dhënat është i paligjshëm dhe do përdoret për manipulimin e zgjedhjeve.

“Vjedhja e votave dhe manipulimi i zgjedhjeve është prioriteti numër një i Edi Ramës dhe pupacit të tij në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Skema e manipulimit edhe në bashkinë e Tiranës është e njëjta me atë që Partia Demokratike ka denoncuar edhe më herët. Me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë. Detyrimi i prindërve për t’i dorëzuar bashkisë numrin e kartës së Identitetit që futet në të dhënat personale e që mbrohen me ligj.

Në përfundim të mandatit të tij, me një bilanc të frikshëm korrupsioni. Simbol i betonizimit dhe kullave klienteliste ku pastrohen paratë e pista të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Simbol i kryebashkiakut që fshehu vrasjen e Ardit Gjoklajt për t’i shërbyer mafies së plehrave simbol i kryebashiakut që ka vënë nën kontroll thuajse çdo media, Erion Veliaj është kapur në flagrancë duke mbledhur kartat e identitetit për të vjedhur vota. ” – tha ndër të tjera Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *