Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset nga i riu, humb jetën 68-vjeçari në Fier


Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Fier, ku si pasojë ka humbur jetën një 68-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Apolonia”, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, ndërsa viktima po udhëtonte me motoçikletë.

Ai është përplasur nga një makinë tip “Mercedes-Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale N.M. dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

I riu është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak

“Sot rreth orës 14:00, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *