Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri dhe Basha qeshin gjatë fjalimit të deputetit të Lushnjës (Video)


Ka përshkruar realitetin e një pjese të madhe të shqiptarëve deputeti demokrat i Lushnjës Saimir Korreshi por në momente të caktuara socialistin Damian Gjiknuri dhe demokratin Lulzim Basha i ka zënë e qeshura. Në fund kreu i PD-së Basha e ka duartrokitur Korreshin.

Deputeti tha se në spitale të del miu, njerëzit po paguajnë shërbimet anticovid në shtëpi, foli për bujqësinë dhe përkrahjen 37 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur. Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne?! Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë ku para tetë vitesh sesa paguhej në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje.

Tani ka dy gjëra, o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit. Ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap,” tha Korreshi.