Vendosni fjalën kyçe....

Juan Guaido: Do kthehem në Venezuelë pavarësisht kërcënimeve


Lideri i opozitës i vetëshpallur president i përkohshëm në Venezuelë, Juan Guaido, ka deklaruar se po planifikon të kthehet në vend pavarësisht kërcënimeve që ka marrë kundër tij dhe familjes.

Guaido tha se do të kthehej në vend deri të hënën dhe se nuk do të kishte marrëveshje me Nicolas Maduron, pa përfshirë në bisedime edhe çështjen e zgjedhjeve.

Guaido këto deklarata i bëri nga Brazili, ku ndodhej për një takim me presidentin Jair Bolsonaro.

“CNN” shkruan se ai tha në një konferencë për mediat se do të kthehet në Venezuelë, pavarësisht kërcënimeve që ai dhe familja e tij kanë marrë, përfshirë edhe kohën e burgut.

Para takimit me Bolsonaro të enjten, Guaido u takua gjithashtu me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Brazil.
“Ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë ndërkombëtare për rrugën tonë dhe mbështetjen për ndihmën humanitare”, tha Guaido.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Bolsonaro përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të Brazilit, duke thënë se do të bëjë gjithçka “brenda ligjit” për të ndihmuar në rivendosjen e “demokracisë në Venezuelë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *