Vendosni fjalën kyçe....

Pasi denoncoi situatën te Urgjenca, Spahia: Tani u mbyll, personeli punon në një autoambulancë


Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka vijuar me denoncimet lidhur me situatën e krijuar në urgjencën e Tiranës. Pasi denoncoi gjendjen skandaloze të urgjencës, Spahia thotë se ky ambient është mbyllur, duke lënë edhe personelin në rrugë. Teksa i referohet një denoncuesi, deputeti thotë se mjekët tashmë punojnë në një autoambulancë.

Spahia kritikon ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastiliun, duke iu drejtuar me fjalët “A keni turp?”

“VAZHDON DEGRADIMI I SHERBIMIT TE URGJENCES NE TIRANE
Pas denoncimit publik se ne urgjencen e Tiranes pacientet e personeli bashkejetonin me pleshtat, urgjenca u mbyll. Por personeli i saj ka mbetur ne rruge, pasi ministrja Manastirliu nuk ka kohe te mendoje per nje zgjidhje e cila se pari u sherben qytetareve ne nevoje. A KENI TURP ZONJA OGERTA, SE NDJENJE DETYRE NUK KENI, U PA QARTE! Ja edhe denoncimi i punonjesve te Urgjences qe paraqet gjendjen skandaloze ku eshte lene ky sherbim qe shpeton jete.”, shkruan Spahia.

Mesazhi i qytetarit:

 “Urgjenca e Tiranes ne kolaps.
Mirmbrema Dr Spahia.
Urojme te kesh kemben e mbare, pasi qe pas vizites tuaj ne Urgjencen e Tiranes 1 jave me pare, kane levizuar disa gjera.
Deri tani eshte shkaterruar strofulla e hajduteve dhe mitmarresve tek Urgjenca.
Por fatkeqesisht personeli i saj ka mbetur rrugeve me canta ne kurriz,tamam sikur te ishin refugjate, pasi nuk kane nje vendqendrim, ku te vishen dhe nderrohen.
Jemi shperndare neper Spitale sipas planit shkaterrues te disa viteve me pare.
Por nga data 1 shkurt 2019 deri sonte personeli i caktuar prane QSUT, punon ne nje Ambulance me targe Tr 99 24 K e cila edhe ajo eshte gati-gati jashte cdo lloj funksioni, por fale dashamiresise qe kane treguar, 3 apo 4 shoferet e saj duke hedhur gjysmat e rrogave te tyre tek ajo, akoma zvarritet duke levizur me te.
Personeli i Urgjences se Tiranes prane QSUT eshte i ndare ne 4 skuadra, te cilat zevendesojne njera-tjetren cdo 12 ore.
Sonte po te dergojme dy grafike te skuadrave dt 6 shkurt 2019 nga ora 07 00- 19 00 dhe nga ora 19 00- 07 00 e neser ne mengjes.
Dy Abulancat e tjera jane te prishura ,perkatesisht Ambulanca Tr 99 17 K, e cila ndodhet mbas Spitalit Onkologjik ne tako duket qarte, ne foto dhe video te bera dje me 5 dhe sot me 6 shkurt 2019, si dhe Ambulanca me targe AA 453 BH e cila eshte e fshehur dhe nuk e kemi idene se ku e kane futur ,,foto e shfaqur eshte e para nje viti e gjysem kur qendroj per 6 muaj ne nje vend ne QSUT( gjithcka vertetohet nga fleteudhtimet e shofereve te tyre, cilido qe e mohon kete te vertet, duhet te perballet me ligjin, per vjedhje, dhe mashtrim)!!
Nderkohe qe shfaqim grafiket e vetem dy skuadrave 12 oreshe ose te dite-nate pune, e njejta situate eshte edhe me dy skuadrat e tjera ne QSUT.
Nderkohe qe Flota e 32 Ambullncave qendron qe nga 27 dhjetori 2018. prane QKUM-se Laprak dhe ku drejtori i saj Skender Brataj hedh shashka cdo dy dite se do i shperndaje sot apo do i shperndajme neser duke matur pulsin e personelit si dhe duke bere sondazhe spiunesh, te cilet marrin rrogen pa punuar prej dy viteve.
Dr Spahia, lutemi te ngrini zerin pasi Urgjenca e Tiranes eshte shkaterruar qellimisht. Si mundet te punojne, apo bejne sikur punojne 18 persona ne 24 ore ne te njejten Ambulance?? Apo 36 persona ne 48 ore.Si? Kush i firmos borderot e tyre?
Dr Spahia, e njeta situate eshte edhe ne dy Spitalet e tjera, ne SUT dhe Senatorium.
Kjo situate ka qene, qe para tre vjetesh tek Urgjenca e Tiranes, gjithmone ka pasur nga 2 apo 3 mjete te prishura ne tako.
Ju lutemi gjysma e shoferve kane lene disa here rrogat e tyre ne servise duke i riparuar, nderkohe qe faturat e firmosura sikurse atyre sherbim, i eshte bere nga shteti jane marramendese.
Zoti Spahia ju lutemi, vendosni autoritetin e Deputetit si dhe si nje Mjek, qe gjendja te ndryshoje sa nuk eshte vone.
Pa llogaritur demin ekonomik te shkaktuar, me te cilin duhet te merren organet e ligjit, mosfunksionimi i sherbimit te urgjences sjell pasoja ne jeten e qytetarve.
Ju lutemi njoftoni parlamentin, qeverin, presidentin, dhe te gjithe organet e shtetit. Gjithecka ju veme ne dijeni jane lehtesisht te verifikushme brenda nje ore”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *