Vendosni fjalën kyçe....

Shembet pallati 8-katësh në Stamboll, tre të vdekur, 12 të plagosur (VIDEO)


Një ndërtesë 8 katëshe është shembur pasditen e së mërkurës në Stamboll duke i marrë jetën të paktën tre personave dhe duke lënë të plagosur dhjetëra të tjerë.

Fillimisht u raportua për dy të vdekur, por më pas autoritetet njoftuan se një person i tretë ishte gjetur i vdekur nën rrënoja.

Pamjet nga momenti i shëmbjes së ndërtesës së lartë janë filmuar nga kamerat dhe qarkullojnë në rrjet.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende nën rrënoja për nxjerrjen e personave të tjerë.

“Time” shkruan se ekipet e shpëtimit që punonin gjatë natës nxorrën 12 persona nga rrënojat. Tre prej tyre ishin në gjendje të rëndë.

Ndërtesa 8-katëshe me 43 njerëz që jetonin në 14 apartamente, u rrëzua të mërkurën. Shkaku i rrëzimit të ndërtesës nuk dihet ende, por autoritetet thanë se tre katet e larta ishin ndërtuar ilegalisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *