Vendosni fjalën kyçe....

PREZANTOHEJ SI ZV/MINISTRE – Pas Berishës bie në kurth dhe Syri TV


Sali Berisha nuk është i vetmi i cili ka rënë në kurth për pozicionin që ka mbajtur Lindita Elezi në Itali.

Syri TV i cili e kishte ftuar në studio e prezantoi gjithashtu si zëvendës ministre.

Kam kënaqësinë të kem një prej tyre sot në studio, zonjën Lindita Elezi e cila është anëtare parlamentit të Markes po kështu ka qenë edhe zëvendësministre duke përfaqësuar Lega Nordin në mos gaboj. Thashë në mos gaboj sepse kjo çështje mbetet e hapur. Pyetja është si?”- tha në prezantim moderatorja.

Por ajo që vihet re është se vetë Elezi nuk e korrigjon prezantuesen në studio madje buzëqesh me prezantimin që i bëri.

Hashtag.al publikoi më herët se Elezi ka qenë sekretare dhe jo zv/ministre sipas skedës së saj të jetëshkrimit por edhe në lajme që gjenden lehtësisht në ueb.

Duket se vetë Elezit nuk i ka interesuar të korrigjojë pozicionin e saj pas duke qenë se dhe Berisha 24 orë e prezantoi si zv/ministre edhe në studio televizive nuk bëri një tentativë për ta kundërshtuar./ Hashtag.al