Vendosni fjalën kyçe....

“Jelekët” mësyjnë rrugët e Parisit, protestë kundër dhunës së policisë


“Jelekët e Verdhë” kanë dalë sërish në rrugët e Parisit, kësaj here për të nderuar ata që janë plagosur gjatë muajve të demonstratave dhe për të dënuar policinë për përdorimin e predhave të gomës.

Rreth 14 mijë protestues njerëz u mblodhën në kryeqytetin francez dhe marshuan për të dënuar dhunën e forcave të rendit

Disa prej atyre që marshonin përmes kryeqytetit francez shfaqnin plagët e lëndimeve të tyre, mes të cilëve ishte edhe një prej organizatorëve të lëvizjes, Jerome Rodrigues, i cili mbulonte syrin e tij të plagosur.

Zyrtarët vlerësojnë se të paktën 1,900 protestues janë plagosur që kur protestat filluan më 17 nëntor.

Këshilli i Shtetit vendosi të premten se forcat e sigurisë kanë të drejtën të përdorin predhat, pasi Liga Franceze e të Drejtave të Njeriut dhe sindikatat kërkuan që ato të ndalohen.

Një numër gazetarësh janë plagosur duke raportuar demonstratat dhe të paktën 17 vetë kanë pësuar dëmtime të rënda në sy.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *