Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se ekzekutoi me 4 plumba Devi Kasmin, shfaqet videoja e ish-specialit grek


Është publikuar videoja, ku dyshohet se shfaqet ekzekutuesi i Bledi Kasmit në Tiranë, Efthimios Efthimiu.

Ish-oficeri i Forcave Speciale greke, akuzohet se ka ekzekutuar Kasmin mbrëmjen e 29 janarit të vitit 2018 në rrugën Kongresi i Manastirit.

Sipas prokurorisë, për këtë, shtetasi grek është paguar dhe videoja do përdoret në gjykatë si provë ndaj tij.

Në video duket një person me mjekër, i veshur me xhup të bardhë e kapuç që largohet me hap të shpejtë dhe hipën në vendin e parë në krahun e pasagjerit në një furgon të bardhë.  

Më pas mjeti me targa AA231HJ largohet në drejtim të Brrylit e më pas drejt Pallatit me Shigjeta. Sipas prokurorisë, vrasja e Kasmit është porositur nga Aurel Hoxhallari, i cili është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesën e Hoxhallarit në zonën e Kasharit u gjet furgoni në fjalë si dhe një arsenal armësh.

Devi Kasmi u ekzekutua me 4 plumba rreth orës 19 e 30, krim për të cilin akuzohet greku Efthimiu.

VINI RE: Video marrë nga Balkanweb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *