Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë servisi i të arrestuarit për trafik droge në Elbasan, digjen disa automjete


Një zjarr masiv ka përfshirë një servis në Elbasan mbrëmjen e kaluar. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në “Skënderbej”,  të Elbasanit, në servisin dhe pikë-shitjen “Autohokej” të automjeteve .

Si pasojë e plakëve mësohet se janë djegur disa automjete. Në pikën e servisit kanë  shkuar shërbimet e  policisë dhe zjarrëfiksit, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, por automjetet nuk shpëtuan.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe rrethanave të tjera të ngjarjes.

“Gjatë natës në lagjen “Skënderbej”, Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autohokej” të automjeteve, në pronësi të shtetasit E.K., ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Servisi mësohet se ishte në pronësi të shtetasit Elton Kila (Kastriot).

Kila rezulton të jetë jetë arrestuar pak ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane me qëllim ekstradimi për në Itali.

Kjo për shkak se Kila akuzohet për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”. Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *