Vendosni fjalën kyçe....

“Dako dhe Çyrbja në tavolinë me 7 persona të dënuar, festonin vjedhjen e votave” (VIDEO)


Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar një video në të cilën shfaqet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, si dhe deputeti Jurgis Çyrbja, në një drekë.

Sipas Salianjit, në këtë drekë përvec kryebashkiakut dhe deputetit socialist, janë edhe 7 persona të dënuar si edhe disa të tjerë në kërkim. Salianji shprehet se Dako dhe Çyrbja bashkë me personat e dënuar po festonin vjedhjen e zgjedhjeve.

“Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!

Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.
Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!”, shkruan Salianji.

Kjo video e Salianjit, publikohet vetëm pas ditë pas publikimit të disa përgjimeve nga “Zëri i Amerikës”, nga të cilat rezultonte se Dako kishte drekuar si dhe kishte bërë telefonata me grupin e Avdylajve.