Vendosni fjalën kyçe....

Aksionerët e rinj të Telekom: Po kërkojmë profesionistë të suksesshëm!


Kompania e telefonisë celulare Telekom Albania, sëfundmi është blerë nga kompania bullgare “Albanian Telecom Invest AD”.  Kalimi i Telekom Albania në pronësi të “Albanian Telecom Invest AD” shënon një hap të ri drejt së ardhmes së kësaj logoje të fuqishme të telefonisë celulare në vendin tonë.

Grupi grek OTE, i cili është pjesë e Deutsche Telekom, finalizoi marrëveshjen e shitjes për një vlerë prej 50 milionë eurosh. Marrëveshja tashmë e finalizuar do të jetë një realitet i prekshëm brenda gjysmës së parë të vitit 2019.

Elvin Guri, investitori i suksesshëm shqiptar në Bullgari dhe biznesmeni bullgar Spas Roussev janë aksionerët e rinj të Telekom.

Roussev është një emër i njohur si investitor në shumë fusha strategjike dhe një ndër personazhet më të rëndësishëm në sektorin e telekomunikacionit dhe është aksionari kryesor i paketës kontrolluese të Telekom-it bullgar “Vivacom”.

Në një intervistë për “Open”, ai tregon se vendimi për të investuar në Shqipëri nuk është vetëm strategjik, por ka edhe një aspekt më të ndjeshëm.

Roussev e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1990 dhe tregon se e njeh mirë vendin tonë dhe ecurinë e tij ekonomike në këto 30 vite, ndaj ka zgjedhur të investojë pikërisht tani, me bindjen se ky është vetëm hapi parë që do të pasohet me investime të tjera inovatore në këtë sektor.

Aksionerët e rinj shprehen se për të realizuar të gjitha objektivat e vendosura rreth biznesit do të jenë të mbështetura në burimet njerëzore vendase si një nga çelësat e suksesit të kësaj sipërmarrje. Aksionerët e rinj të Telekom janë duke kërkuar për profesionistë të suksesshëm.

Pjesë integrale dhe thelbësore e këtij investimi është edhe sipërmarrësi shqiptar Elvin Guri.

Në vitin 1992 z. Guri u largua nga Shqipëria për të ndjekur studimet në “Universitetin Amerikan të Bullgarisë” dhe gjatë karrierës së tij ka qenë aktiv në sektorin bankar si sipërmarrës në sektorë të ndryshëm industrialë në Bullgari e në vende të tjera.

“Unë ika nga Shqipëria me idenë që do të kthehesha. Që nga fillimi kam dashur të investoj këtu, porpër ta bërë këtë, – shton ai: duhet të zgjidhja një investitor të rëndësishëm dhe me shumë përvojë në këtë sektor, kështu pra lindi bashkëpunimi me Rossev”.

Elvin Guri zotëron 49% të paketës së blerjes në “Albanian Telecom Invest AD”. Tashmë ka vendosur të rikthehet në vendin e tij me një investim strategjik. Dy biznesmenët e konsiderojnë këtë investim rajonal dhe me shumë rëndësi për ekonominë e Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *