Vendosni fjalën kyçe....

Tre automjete shkrumbohen nga flakët gjatë natës në Vlorë


Gjatë orëve të para të ditës së sotme janë shkrumbuar nga flakët e tre automjete në Vlorë. Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku automjetet ishin parkuara. 

Mëseohet se fillimisht ka marrë flakë një mjet tip Smart dhe më pas janë djegur edhe dy makinat që ndodheshin afër këtij mjeti. 

Dyshohet se  automjeti tip “Audi A3” me targë AA 060HB dhe me drejtues H.B, “Smart” dhe një fuoristradë tip “Land Rover” me targë AA 060HB dyshohet se janë djegur qëllimisht. Ende nuk dihen motivet apo autorët e mundshëm të zjarrvënies, ndërkohë që, po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *